image Mbi një kilogram marihuanë në shtëpi, armë të ftohta e vlerë monetare, arrestohen dy persona në Gjakovë

Siguri

Mbi një kilogram marihuanë në shtëpi, armë të ftohta e vlerë monetare, arrestohen dy persona në Gjakovë

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në qytetin e Gjakovës, ku pas kontrollimit të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarve u gjet 1 kilogram e 163 gram marihuanë.

Po ashtu, Policia gjatë kontrollit konfiskoi ndër tjera edhe një thikë e disa euro, franga, dollar e lekë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 1 kg 163 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore, një thikë, 5.825€, 30 franga, 7 dollar, 200 lekë dhe katër telefona mobil”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/