image Burri në Gjakovë tenton ta vras veten pasi u nda nga e dashura - Sinjali

Burri në Gjakovë tenton ta vras veten pasi u nda nga e dashura

news image

Një burrë në Gjakovë sot ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar kimikate higjienike, për shkak se kishte prishur raportet me të dashurën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-e dashura e tij ka deklaruar se e kishte gjetur atë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Siç ka njoftuar Policia për Sinjalin, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për të marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e tij është stabile.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin