Drejtori sportiv i Inter, Giuseppe Marotta ka dhënë një intervistë për ‘Gazzetta’, duke folur për çështje të ndryshme.
Italiani ka theksuar mos-nënshkrimi me Haaland është një nga keqardhjet e tij më të mëdha.
“Një nga keqardhjet e mia më të mëdha ishte mos-marrëveshja me Haaland”, theksoi ai.
“Unë isha ‘CEO’ i Juventusit dhe ne patëm rastin ta nënshkruanim për 2 milionë euro nga Molde, ishte afër. Tani është e pamundur të shihet Haaland në Serie A – nuk ka asnjë shans që klubet italiane të nënshkruajnë me të verën e ardhshme”, është shprehur 64-vjeçari.
Inter CEO Marotta: “One of my biggest regrets was Haaland deal. I was Juventus CEO and we had the chance to sign him for €2m from Molde… it was close. Now it’s impossible to see Haaland in Serie A – there’s no chance for Italian clubs to sign him next summer”. ???????????? #Haaland
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 8, 2021
Italiani ka konfirmuar se Nicolo Barella është afër që të zgjasë kontratën e tij me Interin pasi bisedimet kanë përparuar, gjersa Lautaro tashmë duket e kryer ku mungon vetëm zyrtarizimi. /Gazeta Sinjali Sporti/