Manchester United është afër nënshkrimit me agjentin e lirë Thomas Strakosha për të zëvendësuar Dean Henderson, sipas raporteve nga Anglia.
Henderson iu bashkua Nottingham Forestit në një huazim një sezon, pasi pati vështirësi për minutazhë në Old Trafford si numri 2 i David de Geas.
Dhe sipas talkSPORT, United tashmë po i afrohet zëvendësuesit të Henderson për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Erik ten Hag ka folur me përfaqësuesit e ish-portierit të Lazios, Strakosha.
27-vjeçari shqiptar u bë lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar.
Strakosha bëri 31 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Lazion në sezonin e fundit, me tetë prej tyre në Europa League.
Skuadra tjetër e Premierligës Fulham ishte e interesuar për portierin dhe pyeti për mundësinë e një lëvizjeje.
Megjithatë, londinezët thuhet se janë afër nënshkrimin me portierin e Arsenalit, Bernd Leno.
Objektivat e United deri më tani përbëhen nga lojtarët e kaluar ose të tanishëm të Ajax-it, ku Ten Hag menaxhoi për pesë vjet.
Gjigantët Premierligës po përpiqen të negociojnë marrëveshje për dyshen e Ajaxit, Lisandro Martinez dhe Antony, pas marrëveshjeve për kushtet personale.
Agjenti i lirë Christian Eriksen thuhet gjithashtu se ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Ten Hag në United.
Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt gjithashtu kanë qenë të lidhur.