image ZYRTARE: Strakosha transferohet në Premierligë

Futboll

ZYRTARE: Strakosha transferohet në Premierligë

news image

Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha i është bashkuar zyrtarisht skuadrës së Brentford në Premier League, si agjent i lirë

27-vjeçari u largua nga skuadra italiane Lazio muajin e kaluar në fund të kontratës së tij.

Strakosha ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ‘grerëzat’, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Portieri shqiptar ka luajtur më shumë se 200 herë për Lazion dhe më shumë se 150 ndeshje në Serie A. Ai gjithashtu ka luajtur 19 herë për Shqipërinë.

Ai do t’i bashkohet skuadrës në një kamp stërvitor parasezonal në Gjermani në ditët në vijim.

/GazetaSinjaliSport/