image Chelseas i propozohet Strakosha, gjithçka varet tek Kepa

Futboll

Chelseas i propozohet Strakosha, gjithçka varet tek Kepa

news image

E ardhmja e Kepa Arrizabalaga te Chelsea është e pasigurt, me “blutë” që mund të lëvizin për të blerë një portier në rast se spanjolli largohet.

Sigurisht që nuk do të synohet për një bazë, por për një rezervë të Edouard Mendyt, me një nga emrat që mund të dëgjohet ai i Thomas Strakoshas.

Portieri shqiptar pritet të lirohet nga Lazio dhe sipas gazetarit italian, Niccolo Sira, ai i është propozuar “bluve”.

Portieri shqiptar tashmë, 27-vjeçar luajti për Romakët për nëntë vjet, duke numëruar gjithsej 208 paraqitje.

/GazetaSinjaliSport/