image Muriqi drejt transferimit në Belgjikë

Futboll

Muriqi drejt transferimit në Belgjikë

news image

Pas kthimit te Lazio, pasi u kthye nga huazimi te Mallorca, sulmuesi Vedat Muriqi tashmë mund të largohet sërish.

Belgjika mund të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit kosovar.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, klubi i njohur belg Club Brugge është e interesuar për shërbimet e Muriqit.

Sipas Di Marzios, ky transferim mund të ndodhë në mënyrë të përhershme dhe jo më huazim siç ishte herën e fundit tek Mallorca.

28-vjeçari u paraqit në 15 ndeshje për klubin spanjoll, ku realizoi 5 gola dhe dhuroi tre asistime.

/GazetaSinjaliSport/