image Makina godet një person në Prishtinë

Aksident/ Makina godet një person në Prishtinë

news image

Një veturë ka goditur një këmbësor sot rreth orës 16:30 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 16:30, në rrugën Bajram Kelmendi ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo më tutje ka treguar që me rastin po merret njësiti i trafikut.

Kujtojmë se sot në Prishtinë që nga ora 11:00 gjashtë rrugë janë të mbyllura për qarkullim me automjete, pasi që po përmbyllet Java Evropiane e Mobilitetit. Këto rrugë do të qëndrojnë të mbyllura deri në orën 20:00./Gazeta Sinjali/