image Këto rrugë të Prishtinës mbyllen nesër, nuk mund të hyni me vetura

Kosovë

Njoftim/ Këto rrugë të Prishtinës mbyllen nesër, nuk mund të hyni me vetura

news image

Nesër në Prishtinë do të ndalohet qarkullimi me vetura në disa rrugë, nga ora 11:00 deri në 20:00, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo do të bëhet për shkak se përmbyllet Java Evropiane e Mobilitetit.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët të cilat do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete janë:

Rruga “Agim Ramadani” Rruga “UCK” Rruga “Luan Haradinaj” Rruga “Garibaldi” Rruga “Xhorxh Bush” Rruga “Eqrem Cabej”. /Gazeta Sinjali/