Lyoni dhe Paris FC janë eliminuar nga Kupa e Francës, transmeton Sinjali Sport.
Gjiganti francez dhe skuadra kryeqytetase u përballën me 17 dhjetor në ndeshjen e kupës, ku pas përleshjeve të dy palë tifozerive ndeshje u ndërpre.
Federata Franceze i ka marrë masat për këtë ballafaqim, ku ka dënuar dy skuadrat me dënime rigoroze.
Lyoni përpos eliminimit, është dënuar edhe me mos lejimin e fansave të tyre në ndeshjet si mysafir, përderisa Parisi ka marr dënim për pesë ndeshje pa tifozë në stadiumin e tyre.
Këto janë dënimet e shqiptuara për dy ekipet franceze nga federata, gjersa në fazën tjetër në Coupe de France do ta ketë fatin të kualifikohet një nga skuadrat e eliminuara, në vend të Lyonit apo Parisit.