image Lionel Messi: Pensionimi po afrohet

Futboll

Sport/ Lionel Messi: Pensionimi po afrohet

news image

Futbollisti i njohur argjentinas Lionel Messi, së fundmi ka thënë se e di që pensionimi po afrohet, por që shpreson t’i shijojë edhe shumë vite me fanellën e Barcelonës.

“Jam i vetëdijshëm për moshën që kam. Dhe po i shijoj shumë këto momente, sepse e di se pensionimi po afrohet. Koha fluturon”, ka deklaruar 32-vjeçari.

Megjithatë, sulmuesi ka sqaruar se nuk e ka në plan të largohet nga futbolli në një të ardhme të afërt.

Lionel Messi mbrëmë e fitoi për herë të gjashtë “Topin e Artë”./Gazeta Sinjali/