image Leo Messi e fiton për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’

Futboll

Sport/ Leo Messi e fiton për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’

news image

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për vitin 2019.

Pasi e fitoi çmimin e ‘FIFA The Best’ për lojtarin më të mirë të vitit, argjentinasi e ka fituar edhe çmimin e Ballon d’Or (Topi i Artë), transmeton Insporti

Sonte është dhuruar çmimi i Ballon d’Or nga revista prestigjioze franceze, “France Football”.

Ky është trofeu i gjashtë i Ballon d’Or për sulmuesin e Barcelonës, që ka hyrë në histori si futbollisti me më së shumti Topa të Artë.

Ai e ka lënë prapa Cristiano Ronaldon, që në karrierë ka fituar pesë Topa të Artë gjithsej.

Messi këtë vit u shpall kampion i Spanjës me Barcelonën.