image Pas 12 vitesh, dënohet me një vit burgim dhunuesi i një gruaje kosovare

Drejtësi

Pas 12 vitesh, dënohet me një vit burgim dhunuesi i një gruaje kosovare

news image

12 vite është dashur të pres një grua kosovare në mënyrë që dhunuesi i saj të dënohet.

Siç mësohet në aktgjykimin e siguruar nga Koha e të plotfuqizuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i dyshuari ka pranuar fajësinë, teksa aktin e kishte kryer duke mbuluar fytyrën, e duke kërcënuar me thikë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ishte dhunuar në vazhdimësi, gjë kjo e konfirmuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

“Derisa e njëjta ka qenë duke u kthyer nga puna për në shtëpi, i maskuar i ka dalë në rrugë, ia ka mbyllur gojën dhe e ka tërhequr zvarrë në vend të përshtatshëm për të kryer aktin seksual, si dhe ka nxjerrë thikën e i është drejtuar me fjalët ‘shuj, shuj se ta nguli thikën e të mbys’, ku e dëmtuara ka bërtitur me zë dhe gjatë gjithë kohës është munduar që të mbrohet, por i akuzuari me thikë ia ka prerë – lënduar dorën e majtë dhe i ka shkaktuar disa gërvishtje në fytyrë”.

/GazetaSinjali/