image Legalizim i kanabisit në Gjermani? Qeveria ngadalëson hapat nga frika e përplasjes me ligjet e BE-së

Evropë

Legalizim i kanabisit në Gjermani? Qeveria ngadalëson hapat nga frika e përplasjes me ligjet e BE-së

news image

Pengesat ligjore po ngadalësojnë planet e qeverisë gjermane për të lejuar shpërndarjen e kontrolluar të kanabisit midis të rriturve, me frikën se një ligj i hartuar keq për legalizimin e drogës mund rrëzohet nga gjykata evropiane e drejtësisë.

Në një marrëveshje koalicioni të nënshkruar nëntorin e kaluar, qeveria trepalëshe e udhëhequr nga kancelari, Olaf Scholz, deklaroi synimin e saj për ta bërë të ligjshme shitjen e kanabisit tek të rriturit ,deri në pranverën e ardhshme.Të hënën, një analizë ligjore nga shërbimi hulumtues i parlamentit gjerman, paralajmëroi se një lëvizje për legalizimin e kanabisit do të binte ndesh me rregulloret evropiane në më shumë se një mënyrë.

Në debatin fillestar rreth legalizimit të kanabisit në Gjermani, pengesa kryesore e identifikuar ishte konventa e vetme e OKB-së e 1961 mbi drogat narkotike, detyrimet e së cilës Kanadaja dhe Uruguai i shpërfillën kur morën hapa për legalizimin e drogës.

Tani, megjithatë, Berlini e sheh gjithnjë e më shumë konventën si sfidën më të vogël. Një vendim  i Këshillit të Bashkimit Evropian nga viti 2004, kërkon që shtetet anëtare të sigurojnë që shitja e drogës, përfshirë kanabisin, të “dënohet me dënime penale efektive, proporcionale dhe bindëse”.

Marrëveshja e Shengenit detyron gjithashtu palët e nënshkruara të kufizojnë eksportin, shitjen dhe furnizimin e paligjshëm të “drogave narkotike , përfshirë kanabisin”. Ndërsa qeveria gjermane mbetet në rrugën e duhur për të miratuar një ligj brenda mandatit aktual parlamentar për të lejuar shpërndarjen e kanabisit, thanë burimet, ajo po shikon gjithashtu planet më të fundit në Luksemburg si një mënyrë për të legalizuar drogën ,me rrezik minimal të shkeljes së ligjeve evropiane.

Qeveria në Luksemburg këtë verë propozoi një ligj që do të legalizonte përdorimin e kanabisit në privat, por do të vazhdonte të ndalonte përdorimin e drogës në ambiente publike.

/GazetaSinjali/