image Koha kur Buta rrëfente për vëllaun e tij problematik

Bota e Yjeve

Koha kur Buta rrëfente për vëllaun e tij problematik

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se është ndaluar 30-vjeçari, Qendrim Januzi, që dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit, në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, siç duket, Qendrim Januzi, nuk është emër i panjohur për organet e drejtësisë, kjo ngase vëllau i tij (Buta), në një intervistë të realizuar më 2018-të në T7, kishte rrëfyer se si vëllau i tij (Qendrimi), ishte dënuar për një tentim-vrasje dhe kishte mbajtur 3 vjet burgim.

Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjujt me allti, ka mbajt tre vjet burg edhe ka dalë në vitin 2016”, kishte thënë ai.

Reperi poashtu kishte thënë se kanë qenë pjesë e problemeve dhe zënkave me njerëz të ndryshëm, madje problemet nuk i kanë kursyer as edhe me të lagjes së tyre.

“Kemi pasë probleme të mahallës, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rre por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekë, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë ai.

Qëndrim Januzi, 30-vjeçar, nga Ferizaj, dyshohet se ka vrarë mbrëmë Gazmend Hysenin, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

Pas minutës së 50-të mund ta dëgjoni intervistën e Butës.

/GazetaSinjali/