image Lëndimi i Arthurit, shton interesimin e Juventusit për futbollistin e PSG

Futboll

Lëndimi i Arthurit, shton interesimin e Juventusit për futbollistin e PSG

news image

Juventusi është duke e menduar mundësinë për ta afruar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, si zëvendësues të mundshëm të Arthur Melos, i cili do të mungojë gjatë si pasojë e një lëndimi.

Mesfushori brazilian Arthur do të mungojë së paku tre muaj, pasi u operua për ta shëruar një lëndim që e kishte pësuar në shkurt.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, i kanë sytë në Paredesin për ta mbushur boshllëkun e lënë nga braziliani.

Juventusi i ka propozuar PSG-së marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

27-vjeçari, i cili ka luajtur në Serie A në të kaluarën për klube si Chievo, Empoli dhe Roma, iu bashkua PSG-së më 2019 nga Zeniti dhe marrëveshja me klubin i mbaron në verën e vitit 2023.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i interesuar për Paredesin, pavarësisht se a e afron Manuel Locatellin nga Sassuolo apo jo. /Gazeta Sinjali Sporti/