Cristiano Ronaldo është kritikuar nga ikona e Juventusit, Roberto Boninsegna në prag të ndeshjes së Juventusit në Serie A kundër Interit.
Boninsegna beson se Romelu Lukaku është lojtar më “vendimtar” se Ronaldo, transmeton Sinjali Sport.
Ish-futbollisti i cili luajti për të dyja skuadrat, por fitoi dy tituj në Serie A me Juven, beson se Ronaldo është në rënie për momentin.
“I vetmi lojtar i Interit që i bëri gjërat të vështira për mbrojtjen e Fiorentinës ishte Romelu Lukaku, i cili sapo ishte kthyer. Ata janë dyshe e bukur, Lukaku dhe Cristiano Ronaldo . Unë mendoj se Lukaku është një lojtar më vendimtar. Është i padiskutueshëm“, deklaroi Boninsegna.