image Leao pas rinovimit të kontratës: Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen

Futboll

Leao pas rinovimit të kontratës: Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen

news image

Rafael Leao është shprehur ‘shumë i lumtur’ pasi nënshkroi një kontratë të re me Milanin, duke këmbëngulur se ishte ‘diçka që doja të bëja’ dhe është i hapur për të ndryshuar fanellën e tij në një numër më ikonik.

Reprezentuesi portugez hodhi në letër dokumentet paraprake tre javë më parë, por sot pati nënshkrimin zyrtar dhe shpalljen e një kontrate të re deri në qershor 2028.

“Jam shume i lumtur. Është diçka që doja të bëja dhe tani është bërë”, u tha Leao gazetarëve ndërsa po largohej me makinë nga selia e klubit.

“Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen. Arritëm një marrëveshje dhe jam shumë i lumtur. Tani fokusi ynë shkon te ndeshja e Veronës dhe më pas sezoni i ardhshëm kur duam të fitojmë shumë gjëra të rëndësishme.”

Ka pasur raportime në La Gazzetta dello Sport sot se Leao është gati të ndryshojë fanellën e tij me numrin ikonë 10 nga sezoni i ardhshëm.

“Do ta shohim. 17 është një numër i veçantë për mua, por pastaj do të shohim.”

Portugezi ka qenë në klub që nga viti 2019, duke shënuar 41 gola dhe 29 asistime në 162 paraqitje.

Edhe pse deklarata zyrtare nuk përfshin detaje, burime të shumta janë të sigurta se vlen 5 milionë euro në sezon me një seri bonusesh të lidhura me performancën deri në 2 milionë euro.

Ekziston gjithashtu një klauzolë lirimi e vendosur në 175 milionë euro, por mund të aktivizohet vetëm gjatë një merkatojeshumë të shkurtër dy-javore në korrik.

/GazetaSinjaliSport/