image Tonali arrin marrëveshje të plotë me Newcastlen për kushtet personale

Futboll

Tonali arrin marrëveshje të plotë me Newcastlen për kushtet personale

news image

Sandro Tonali ka arritur marrëveshje verbale me klubin anglez, Newcastle United për transferimin e tij në Premier League.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Tonali dhe Newcastle tashmë kanë arritur marrëveshje për kushtet personale.

Mesfushori italian do të përfitojë 8 milionë euro pagë neto në sezon plus 2 milionë euro shtesa.

Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2026.

Të dy klubet, Milan dhe Newcastlen tani do të përfundojnë marrëveshjen e tyre përfundimtare për strukturën/shtesat e marrëveshjes prej 70 milionë euro.

/GazetaSinjali/