image ZYRTARE: Tonali kompleton transferimin te Newcastle nga Milani

Futboll

ZYRTARE: Tonali kompleton transferimin te Newcastle nga Milani

news image

Newcastle ka konfirmuar nënshkrimin e Sandro Tonalit nga Milani.

“23-vjeçari bashkohet me Magpies për një tarifë të pazbuluar dhe ka rënë dakord për një kontratë në St. James’ Park fillimisht deri në vitin 2028”, thanë Magpies në Twitter.

Megjithatë, ata besohet se kanë paguar 70 milionë euro plus 10 milionë euro shtesa për të siguruar nënshkrimin e italianit që do të bëhet italiani i gjashtë që do të luajë për Newcastle United.

/GazetaSinjaliSport/