image Ndeshja kthyese gjysmëfinale e derbit të qytetit në LK, Milani dhe Interi garojnë sonte për biletën në Stamboll

Futboll

Ndeshja kthyese gjysmëfinale e derbit të qytetit në LK, Milani dhe Interi garojnë sonte për biletën në Stamboll

news image

Dy skuadrat e qytetit të Milanos, Milani dhe Interi do të duelojnë sonte për herë të dytë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2022-23, raporton Sinjali Sport.

Interi e fitoi sfidën e parë ndaj Milanit, duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0 të mërkurën e kaluar.

Dy gola brenda tre minutave (8′ 11′) nga Dzeko e Mkhitaryan, i dhanë Interit një avantazh të madh për një kualifikim në finale në Stamboll.

Për rosonerët kalimi në finale do të jetë më i vështirë pas disavantazhit prej dy golave, megjithatë lajm i mirë për ta është rikthimi në stërvitje i Rafael Leaos, i cili pritet të startojë sonte, në tentim për të përmbysur gjithçka nga ndeshja e parë dhe të kualifikohet në finale.

Në rast kualifikimi, Interi do të arrinte në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2009-10, kur edhe e kishte fituar kompeticionin, duke e mposhtur në finale Bayernin me rezultat 2-0.

Ndërkohë, Milani nuk ka arritur në finale të kompeticionit që nga edicioni 2006-07, kur kishte triumfuar po ashtu në finale, duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-1.

/GazetaSinjaliSport/