image Rinovimi i kontratës së Giroud me Milanin, Di Marzio zbulon detajet e marrëveshjes së re

Futboll

Rinovimi i kontratës së Giroud me Milanin, Di Marzio zbulon detajet e marrëveshjes së re

news image

Tashmë është vetëm çështje kohësh deri sa të zyrtarizohet zgjatja e kontratës së Olivier Giroud me Milanin pas takimit të tyre të suksesshëm.

Përfaqësuesit e sulmuesit francez, Vincenzo Morabito dhe Michael Manuello vizituan Casa Milan të mërkurën për t’u takuar me drejtuesit e kuqezinjve, duke kërkuar për të arritur një marrëveshje për kushtet e një kontrate të re.

Gjërat shkuan mirë dhe Giroud ra dakord për një marrëveshje të re njëvjeçare me Milanin, duke vazhduar aventurën e tij në veri të Italisë.

Siç detajohet nga Gianluca Di Marzio, Giroud do të nënshkruajë një kontratë të re njëvjeçare me Milanin me vlerë rreth 3.5 milion euro neto në sezon plus 300,000 euro në shtesa, të cilat janë të vështira për t’u arritur dhe të lidhura me performancën e tij.

Marrëveshja e francezit do të shpallet brenda 10 ditëve të ardhshme, përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Napolin.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 ka dëshmuar se është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Stefano Pioli në kryeqytetin e Lombardisë, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 34 ndeshje këtë sezon.

/GazetaSinjaliSport/