image Lagjja “Kalabria” tash e gati 8 orë pa ujë

Kosovë

Lagjja “Kalabria” tash e gati 8 orë pa ujë

news image

Lagjja “Kalabria” në kryeqytet nuk ka ujë prej orës 12:00 të ditës së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar prej para dy ditësh për një defekt që është shfaqur në këtë pjesë dhe nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë njoftuar se do ta kërkojnë ndihmën e Policisë.

Por ndonëse kanë thënë se uji do të kthehet, kjo lagje nuk ka pasur ujë sot gjatë ditës. Gjithashtu, ujë nuk ka pasur as dje deri në orët e vona.

Arieta Mjeku nga KRUP, i tha më herët Sinjalit se ekipet janë ende duke punuar, derisa nga kompania nuk kanë treguar se kur mund të përfundojnë punimet që banorëve t’iu kthehet uji./Gazeta Sinjali/