image Rrjedhje e pandalshme e ujit në Emshir, ekipet e KRUP dalin në vendngjarje

Kosovë

Rrjedhje e pandalshme e ujit në Emshir, ekipet e KRUP dalin në vendngjarje

news image

Nga lagjja Emshir në kryeqytet, shumë pranë Doganës së Kosovës, një sinjalizues ka dërguar një video dhe është ankuar për rrjedhje të pandalshme të ujit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesit, uji ka disa ditë që po rrjedh.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zyrtarë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, të cilën kanë thënë se ky problem është raportuar para vetëm pak minutash.

Zëdhënësja për media, Arjeta Mjeku, i tha Sinjalit se ekipet tashmë kanë dalë për ta sanuar problemin.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU “Prishtina” çdo ditë intervenojnë në të gjitha rastet ku paraqiten nga ana e qytetarëve. Ky rast deri më sot nuk është paraqitur te ne, ishte raportuar para 20 minutave dhe ne e kemi regjistruar, me ç’rast dolën ekipet në terren për ta verifikuar dhe parë mundësinë për sanim sa më të shpejt”, u shpreh Mjeku për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/