Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, reperi Travis Scott, priten të bëhen prindër për herë të dytë, shkruan Gazeta Sinjali.
Bukuroshja 24 vjeçe, e cila tashmë e ka një vajzë tre vjeçare, Stormi Webster, është përsëri shtatzënë. Këtë lajm e kanë konfirmuar disa burime të Daily Mail.
Kylie nuk e ka konfirmuar publikisht ende lajmin përderisa përfaqësuesi i saj nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga DailyMail të enjten.
Caitlyn Jenner, pohoi gjatë vizitës në Dyqanin e Lodrave në Quincy të Kalifornisë Veriore se nipi i saj i nëntëmbëdhjetë është gjatë rrugës.
Thuhet se ajo është në ‘fazat e hershme’, sipas TMZ. Page Six ishte e para që raportoi shtatzëninë, duke cituar burime të shumta.
Kylie ka qenë e përfolur për shtatzëninë javët e fundit pas marrëdhënies së saj të rregulluar me reperin.
Dyshimet u ngjallën pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk ndau prej kohësh fotografi të reja, ndërsa postoi disa të tilla që i kishte realizuar më parë.
Historia e saj e fshehjes së shtatzënisë me Stormi bëri që disa fansa të rrjeteve sociale të besonin se po fshihte një shtatzëni tjetër.
“Ne të gjithë e dimë se Kylie Jenner është shtatzënë, nuk është as sekret në këtë pikë”, pohoi një person në Twitter menjëherë pas festës së ditëlindjes. /GazetaSinjali/