image E ka tradhtuar Kylien? Travis Scott jep përgjigjen e papritur

Bota e Yjeve

E ka tradhtuar Kylien? Travis Scott jep përgjigjen e papritur

news image

Gjatë kësaj jave kanë qarkulluar lajme se Travis Scott e ka tradhtuar Kylie Jenner me ishin e tij,Rojean Kar.

Ka pasur thashetheme se Travis dhe Rojean kanë pasur lidhje deri vonë. Disa madje thonë se kjo ishte arsyeja se pse Kylie u nda me të në vitin 2019.

Por, në deklaratën e dhënë, Travis tha se nuk e njeh fare.

“Shumë gjëra të çuditshme po ndodhin. Një person po nxer fotografi teksa kjo temë është e mbylluar për mua” tha ai.

Ai shtoi, “Po e them këtë për herë të fundit. Nuk e njoh këtë person. Unë kurrë nuk kam qenë me këtë person. Kështu që ju lutem ndaloni me lojërat e vazhdueshme kibernetike dhe tregimet imagjinare”.

/GazetaSinjali/