image Kylie Jenner kapet mat me të dashurin e ri (FOTO)

Bota e Yjeve

Kylie Jenner kapet mat me të dashurin e ri (FOTO)

news image

Makina e Kylie Jenner u pa në shtëpinë e aktorit Timothee Chalamet.

Range Rover-i luksoz i Kylie Jenner u pa kur mbërriti në shtëpinë e aktorit, duke nxitur edhe më shumë spekulime se ylli I reality show-it dhe aktori I Holliwood-it po takohen fshehurazi.

Thashethemet filluan në fillim të këtij viti pasi Kylie u nda nga I dashuri I saj paraprak disa ditë para Vitit të Ri,me reperin Travis Scott me të cilin ka dy fëmijë.

Kylie dhe Timothee Chalamet u panë muaj më parë të përqafuar në Javën e Modës në Paris, kurse tani ka foto të cilat supozohet t I kenë kapur mat.

Në fotot e marra nga Daily Mail, një Range Rover i zi i reality show-it 25-vjeçare u pa në shtëpinë e aktorit 27-vjeçar I cili bleu pronën ku jeton për 11 milionë dollarë në vitin 2022, e cila është rreth një orë larg nga pasuria ekstravagante e Kylie-t prej 36.5 milionë dollarësh.

Një informator pohoi për DeuxMoi se dyshja janë takuar edhe hërë të tjera fshehurazi që prej disa muajsh, me burime që pohojnë se “ata të dy do të jenë në Coachella”, e cila është këtë fundjavë.

/GazetaSinjali/