image E ndiqte prej kohësh, arrestohet 35-vjeçari i fiksuar pas Kylie Jenner

Bota e Yjeve

E ndiqte prej kohësh, arrestohet 35-vjeçari i fiksuar pas Kylie Jenner

news image

Një burrë 35-vjeçar, i cili po përpiqej që t’i shprehte dashurinë Kylie Jenner u arrestua në rezidencën e yllit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai nuk pranonte të largohej derisa të kishte një shans për të parë Kylie, gjë që çoi në arrestimin e tij.

Megjithëse Kylie nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit, ekipi i saj i sigurisë e ndaloi atë deri sa erdhi policia.

Kjo nuk është hera e parë që ajo ka pasur të tilla probleme, ndërsa edhe motra e saj, Kendall Jenner, ka dhënë së fundmi një urdhër ndalimi ndaj një burri tjetër, i cili u përpoq të hynte në shtëpinë e saj.

Kujtojmë se Kylie mori një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi që një i ri tentoi të hynte në shtëpinë e saj. Është mësuar se gjykata ka urdhëruar 27-vjeçarin, Shaquan King, që të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për 3 vitet e ardhshme. Urdhri i ndalimit do të mbrojë gjithashtu Kendall dhe Kris Jenner.

Kylie ishte e pranishme në seancën gjyqësore, duke i thënë gjyqtarit përmes telefonit se King e bën atë të frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës, Stormi. Ekipi ligjor i Kylie-t kërkoi një urdhër ndalimi 5-vjeçar, por gjykatësi më pas vendosi ndalim për vetëm 3 vjet./Gazeta Sinjali/