image Ky është polici që u kërcënua me vrasje për shkak të një gjobe në Gjakovë - Sinjali

Ky është polici që u kërcënua me vrasje për shkak të një gjobe në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se një zyrtar policor në Gjakovë është kërcënuar me vrasje, përmes rrjetit social “Whatsapp”, nga një person, para dy ditësh. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se zyrtari policor që u kërcënua është Riçard Marku.

Motivi i gjithë ngjarjes dyshohet të jetë një gjobë, që Marku ia kishte shqiptuar para 3 javësh familjarit të të dyshuarit.

I dyshuari e kishte caktuar një vendtakim dhe përmes mesazheve i kishte thënë zyrtarit policor se është duke e pritur aty.

Polici e ka raportuar rastin, ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin