image Ky është 33-vjeçari që vdiq dje në Rugovë - Sinjali

Ky është 33-vjeçari që vdiq dje në Rugovë

news image

Gazeta Sinjali dje e sot ka raportuar për vdekjen aksidentale të një të riu në Rugovë. Sinjali ka mësuar se viktima është Egzon Ademi, 33-vjeçar, i cili vdiq pasi rrëshqiti nga një lartësi.

Sinjali ka siguruar edhe fotografi të viktimës, varrimi i të cilit është bërë në orën 13:55 në varrezat e fshatit Sibovc të Podujevës.

Ndërsa policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

“Viktima mashkull kosovar pasi nuk është ndier mirë ka dalur nga vetura për tu këndellur  dhe është ofruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë“, ka sqaruar policia.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin