image I riu që humbi jetën në Rugovë pasi ra nga një lartësi është nga Prishtina - Sinjali

I riu që humbi jetën në Rugovë pasi ra nga një lartësi është nga Prishtina

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një i ri ka humbur jetën sot në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi, derisa ishte duke u shëtitur me shokët e tij. Sinjali mëson se i riu është nga Prishtina.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit, që njoftuan se personi që ka humbur jetën është një i ri, i cili u dërgua pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shokët e viktimës, të cilët ishin me të në momentin kritik, tashmë janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë për t’u intervistuar.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin