Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se pas 3 ditësh do ta tregoj skuadrën e tij të Re ku do të transferohet.
Tashmë në mediat botërore kanë filluar spekulimet se destinacioni i tij i ardhshëm është Manchester United, transmeton Gazeta Sinjali.
Ende nuk ka asnjë konfirmim apo sinjal nga skuadra angleze se po dëshiron transferimin e spanjollit.
Mediumi britanik ‘Sky Sports’ shkruan se kush e dëshiron transferimin e spanjollit, duhet të paguaj hiq më pak se 135 milionë funta.
Kjo është klauzola për prishjen e kontratës së tij me Atletico Madrid./Gazeta Sinjali/