image E trishtë: Ky është 21-vjeçari që vdiq nga përleshja me thikë në Hajvali

Siguri

E trishtë: Ky është 21-vjeçari që vdiq nga përleshja me thikë në Hajvali

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për një person që ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga therja me thikë që ndodhi rreth orës 22:00 në Hajvali të Prishtinës. Sinjali ka mësuar se viktima është Vigan Xhemshiti.

Mbrëmë pas therjes me thikë, Xhemshiti u dërgua në QKUK, mirëpo edhe pas intervenimit nuk arriti të mbijetojë. Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë njoftuar se Xhemshiti ka qenë i lindur në vitin 2000.

Në lidhje me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

/GazetaSinjali/