image Policia arreston dy persona për therjen me thikë në Hajvali, detaje të reja

Siguri

Policia arreston dy persona për therjen me thikë në Hajvali, detaje të reja

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një therje me thikë në Hajvali të Prishtinës, ku ka mbetur i lënduar një person.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa nga policia kanë thënë se shkaku i therjes me thikë ka qenë një mosmarrëveshje.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë për Sinjalin se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona.

Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/