image Vrasja e mbrëmshme në Hajvali, çka dihet deri më tani?

Siguri

Vrasja e mbrëmshme në Hajvali, çka dihet deri më tani?

news image

Një i ri ka ndërruar jetë mbrëmë pasi nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të mëdha sepse u ther me thikë rreth orës 22:00 në Hajvali të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë njoftuar që viktima ka vdekur pasi u dërgua në emergjencë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima u ther me thikë gjatë një përleshje.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona dhe hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/