Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 84 vota për kanë miratuar marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime (BEI), ku sipas këtij Projektligji pritet të bëhet rehabilitimi i linjës hekurudhore numër 10.
Gjithashtu, deputetët kanë miratuar marrëveshjen për ratifikimin e bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë (HERAS+).
Marrëveshja u hedhë në votim dy herë pasi që herën e parë nuk pati kuorum, për shkak nga PDK-ja u tha se Ministria e Arsimit veçse e ka filluar miratimin e kësaj marrëveshje.
Më 59 vota për, asnjë kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi miratoi edhe rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. /GazetaSinjali/