image Krasniqi akuzon Kurtin për qasje diktatoriale: Ja qysh të them unë, ja ndryshe s’mundeni
[wp-story id="814678"]

Politikë

Krasniqi akuzon Kurtin për qasje diktatoriale: Ja qysh të them unë, ja ndryshe s’mundeni

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me ndalimin e pagave të mësimdhënësve, ka akuzuar Qeverinë Kurti për ushtrim diktati mbi këdo që ka kërkesa për rritje të pagave.

Krasniqi tha se kryeministri Kurti dhe ministri Murati me mosekzekutimin e pagave po tentojnë t’iu thonë mësimdhënësve se do t’i nënshtrojnë.

“Këtu s’ka të bëj as me ligj, as me ligjshmëri, por me një tendencë me ju thënë mësimdhënësve që kemi me ju shkelë, kemi me ju nënshtru, kemi me ju shkatërru si organizim sindikal para së gjithash dhe ju mos guxoni kurrë me kërku kurrgjë, përveç çka vendosë mëshira e Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit me ju dhënë”, tha kryetari i PDK-së.

Krasniqi tha se qasja aktuale e qeverisë është dhunim i sistemit demokratik të shtetit nga pushtetarët.

“Ju veç pushtetin lokal se keni, e me këtë formë ju po doni me e uzurpu edhe atë pushtet. Përmes ndalesës së pagesave dhe përmes presionit që iu ka bërë komunave në vazhdimësi dhe mos të flasim pastaj edhe përmes ndalesën së investimeve kapitale dhe zvogëlimit të buxhetit. Tani po idhoheni kur po ju themi që kjo është tendencë diktatoriale. Po çka tjetër është? Çka është kjo nëse s’është diktat? Ja qysh të them unë, ja ndryshe s’mundeni”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se ministri Murati e ka shkelur ligjin me mosekzekutimin e pagave të mësimdhësve për muajin shtator.

“Ministri dje e ka shkelë ligjin me mosekzekutimin e pagave, mundohuni me interpretu qysh të doni. Kallëzimin penal e ka. Për këtë ka me u përgjigjë. Pagat kanë me dalë. Fundi ka me i ardhë ashtu qysh duhet, por ky presion dhe ky shantazh që po u bëhet mësimdhënësve nuk besoj që ka me u harru. Unë nuk po e kuptoj a don me metë najkush prej këtyre ministrave pa e shkelë ligjin, pa e shkelë Kushtetutën”, shtoi Krasniqi.

/GazetaSinjali/