image Kuvendi i Kosovës miraton dy projektligje - Sinjali

Kuvendi i Kosovës miraton dy projektligje

news image

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, shkruan Gazeta Sinjali.

Në votim morën pjesë 67 deuptetë, 66 prej tyre votuan për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Gjithashtu, në këtë seancë në votim u hodh edhe Projektligji për Tregti me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtëritëshme.

Në sallë ishin të pranishëm 85 deputetë.

Ky projektligj u miratua me 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Kujtojmë se në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për Masat për Uljen e Kostos së Shtrirjes së Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike të Shpejtësisë së Lartë.

Mirëpo, miratimi i këtij projektligji dështoi tri herë radhazi për shkak të mungesës së kuorumit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: