image Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me rritjen e çmimeve

Politikë

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me rritjen e çmimeve

news image

Duke filluar në orën 11:00 Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës e që është debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

Mbajtjen e seancës për ditën e nesërme e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit mori disa vendime që janë obligime kushtetuese ose kompetencë e tij.

Tutje ajo ka thënë se “Kemi një kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës për debat parlamentar i cili mbahet nesër në ora 11:00 për rritje të çmimeve dhe situatën aktuale të krijuar”

Ndërsa kryetari i Kuvendit caktoi seancën tjetër ditën e mërkurë e cila do të përfshijë vazhdimin e trajtimit të pikave të pa përmbyllura nga seancat e më hershme.

Kurse sa i përket seancës së rregullt ai tha se mbetet të shihet në mbledhjen e radhës së kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se Lidhja Demokratike e Kosovës në emër të opozitës e ka thirrur këtë debat parlamentar. “Duke parë gjendjen e rëndë me çmime, ne keni propozuar disa iniciativa siç është çështja e trustit, shumë e nevojshme që qytetarët e Kosovës të arrijnë të marrin një pjesë të trustit që të përballen me gjendjen e rëndë me këtë rritje të çmimeve”, ka thënë ajo.

Kurse deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka thënë se në fund të debatit do të prezantojnë një rezolutë në mënyrë që të nxirren detyra të qarta për Qeverinë e Kosovës.

“Me iniciativën e LDK mbështetur nga opozita, ka një rritje të çmimeve bazike dhe kemi kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për të trajtuar këtë problem dhe në fund do të propozojmë një rezolutë të Kuvendit të Kosovës i cili do të duhet të miratonte, në mënyrë që do të nxjerrtë obligime konkrete dhe detyra të qarta për Qeverinë e Kosovës sepse jemi dëshmitar që Qeveria është shëndrruar si spektatore”, ka shtuar Selmanaj.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se këto pika që po zvarriten prej një seance në tjetrën kalojnë me një shumicë të thjeshtë.

/GazetaSinjali/