image Kurti për sistemin e shëndetësisë: Po përpiqemi të rregullojmë çfarë kemi gjetur

Shëndetësi

Kurti për sistemin e shëndetësisë: Po përpiqemi të rregullojmë çfarë kemi gjetur

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën plenare që po mbahet në Kuvend, ka folur për pagat e mësimdhënësve, Ligjin e Pagave dhe për sistemin e shëndetësisë, raporton Sinjali.

Ai ka folur për mësimdhënësit dhe ka treguar se synimi i tyre është që të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit duke iu dhënë pagesën si paradhënie për zëvendësimin e orëve të humbura.

Ndërsa për ligjin e pagave ka treguar se është në dijeni për urgjencën e këtij projektligji, por që nuk do bien pre për tu nxituar për këtë ligj.

Kurse për sistemin e shëndetësisë ka thënë se nuk e kanë gjetur në gjendjen më të mirë, por që janë duke punuar në këtë proces.

“Ne po përpiqemi të rregullojmë atë çfarë kemi gjetur, edhe Ligji për Paga e bën më të mirën. Pasi ta aprovojmë në qeveri do ta sjellin në Kuvend ku do të disktuohet. Aty do të shihet pastaj se çfarë zgjidhje kemi bërë për të gjithë”, tha kryeminstri.

/GazetaSinjali/