image Tahiri - Qeverisë Kurti: Ju s'dini kurrgjë, ju hajnat i keni bashkëpunëtorë, hajnat vjedhin për juve - Sinjali

Tahiri – Qeverisë Kurti: Ju s’dini kurrgjë, ju hajnat i keni bashkëpunëtorë, hajnat vjedhin për juve

news image

Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kososvës ku do të votohet për shkarkimin e Bordit të RTK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj seance shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar Qeverinë Kurti për nepotizëm.

“Po më vjen mirë që qytetarët po e shohin fytyrën e vërtetë tuajën”, tha Tahiri.

Ai tha se qeveria aktuale po bashkëpunon me hajnat dhe e akuzoi atë për degradim të institucioneve.

Në këtë seancë përveç votimit për shkarkimin e bordit do të jenë edhe dy pika tjera në rend të ditës:

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin