image Kastrati në Kuvend mban fjalim me mesazhin “Vulin, lëshoje ujin”

Politikë

Kastrati në Kuvend mban fjalim me mesazhin “Vulin, lëshoje ujin”

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka mbajtur fjalim sot në Kuvendin e Kosovës, i cili përpara foltores mbante një letër me mesazh “Vuline, pusti vodu”, që kuptimi i saj në gjuhën shqipe është “Vulin, lëshoje ujin”.

Krahas kësaj, Kastrati kritikoi qasjen e Qeverisë për deklaratën e ministrit të Brendshëm serb për mohimin e Masakrës së Reçakut.

Deputeti tha se “Një figurë groteske si Aleksandër Vulin, tha që Reçaku është ngjarje fiktive. Jo që nuk pritet prej tij një gjë e tillë, por është e çuditshme që nuk pat reagim të ashpër nga kjo Qeveri”.

Madje ai tutje tha se “Reagoj ShBA, e kjo Qeveri reagoj dobët. Sot qëllimisht me dhënë një porosi në gjuhën e tij se ai kështu e kupton, por është keq të dalim me një reagim shumë të dobët. Kjo ministrja (për ministren Donika Gërvalla), që mezi pret me shku në Gjykatë me fol për Kadrinë e Hashimin, nuk reagoi fare për deklaratën e Vulinit”.

Për këtë deklaratë reagoi i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që tha se shteti i Kosovës reagon me procese gjyqësore ndaj atyre që mohojnë këto masakra./GazetaSinjali/