image Musliu- Qeverisë: E keni harru shahadetin e Vetëvendosjes

Politikë

Musliu- Qeverisë: E keni harru shahadetin e Vetëvendosjes

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar deputetëve të LVV-së në seancën e sotme të Kuvendit, duke thënë se të njëjtit në fjalimet e tyre sot harruan të tregojnë se dolën të parët në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ju e keni harru shahadetin e Vetëvendosjes, urime 14 shkurtin, fitorja e juaj plebishitare. Jeni shumicë, e kjo është e vetmja e vërtetë në të gjitha arsyetimet e juaja”, u shpreh Musliu.

Ajo i ka propozuar Vetëvendosjes që të thërrasin një seancë ku do të shkarkonin të gjithë bordet, duke thënë se Kosova është përballur edhe më parë me situata të tilla.

Thirrni shkarkoni bordet krejt në një seancë, Kosova është përballë edhe ma herët me veprime të tilla, ju e dini në regjime edhe ma herët. Janë këtu disa më të moshuar se ne edhe e dinë çka ka ndodh në vitin e 80. Mos hupni kohë, thirreni një seancë të veçantë, shkarkoni të gjitha bordet, nuk keni fakte nuk keni argumente. Arsyetimi juaj i vetëm janë votat që keni në Kuvend”. /GazetaSinjali/