Lyon kërkon të afrojë një mbrojtës qendre dhe gazetari i L’Equipe, Bilel Ghazi, ka publikuar edhe listën e lojtarëve që klubi francez ka “piketuar”.
Mes emrave spikat edhe ai i Marash Kumbullës, djaloshit nga Malësia e Madhe që ka spikatur me Hellas Verona në sezonin e parë në Serie A.
Për mbrojtësin e kombëtares ka interesim nga shumë klube italiane dhe të huaja dhe tanimë në listë shtohet edhe Lyon, që gjithsesi po shikon edhe opsione të tjera, si Robson Bambu (Atheltico PR), Aissa Mandi (Real Betis) dhe Meruh Demiral i Juventusit.
Lyon më parë ka dalë në skenë edhe për një tjetër shqiptar, Elseid Hysajn. Tanimë i ka hedhur sytë nga Kumbulla dhe mbetet të shihet nëse do të përfshihet në ankandin e nisur nga klubet e tjera për ta transferuar shtatlartin e Hellas Verona.