image Këta janë dy vëllezërit që u arrestuan sot në Gjilan për mijëra kg duhan të papërpunuar

Siguri

Këta janë dy vëllezërit që u arrestuan sot në Gjilan për mijëra kg duhan të papërpunuar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e dy vëllezërve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, të dyshuar për “Tregti të ndaluar” me duhan.

Sinjali mëson se të prangosurit janë Besim Morina dhe Bekim Morina, në shtëpinë e të cilëve, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Dogana e Kosovës gjetën dhe konfiskuan mijëra kg duhan të papërpunuar, duhan të përpunuar, material ambalazhues, cigare pa banderola, si dhe pajisje për bluarjen e duhanit.

Nga burimet brenda Doganës, Sinjali ka kuptuar se Besim Morina po dyshohet se ka blerë duhan të papërpunuar, të cilin e ka përpunuar vetë dhe e ka paketuar, duke e bërë të gatshëm për treg.

Në shtëpinë e tij, u gjetën mbi 3 mijë kg duhan i papërpunuar dhe mbi 1 mijë e 500 kg duhan i përpunuar, mbi 2 mijë kg duhan refuz, material ambalazhues, si dhe pajisje për përpunimin e duhanit.

Ndërkaq, Bekim Morina, dyshohet se ka blerë dhe ka shitur cigare pa banderola dhe duhan refuz të përpunuar, të cilat i ka shitur në biznesin e tij privat “Bekim Morina B.I”.

Në shtëpinë e tij, Sinjali mëson se janë gjetur dhe sekuestruar rreth 15 mijë pako me cigare pa banderola dhe mbi 200 kg duhan refuz i përpunuar dhe filtera për cigare, vlera e të cilëve është rreth 15 mijë euro.

Bekimi e ka pranuar para hetuesve policorë që ka blerë cigare pa banderola dhe të njëjta i ka shitur në tregun e Gjilanit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/