image Gjilan/ Mijëra kg duhan i papërpunuar përfundojnë në duart e doganës, prangosen dy vëllezër

Siguri

Gjilan/ Mijëra kg duhan i papërpunuar përfundojnë në duart e doganës, prangosen dy vëllezër

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për konfiskimin e një sasie të madhe të duhanit të papërpunuar në lagjen “Dheu i Bardhë”, në Gjilan.

Nga sasia e peshuar deri tani, një burim brenda Doganës së Kosovës i ka thënë Sinjalit se bëhet fjalë për më shumë se shtatë mijë kilogramë duhan i papërpunuar, duhan të përpunuar, material ambalazhues, cigare pa banderola, si dhe pajisje për bluarjen e duhanit.

Në prangat e policisë si të dyshuar për “Tregti të ndaluar”, Sinjali mëson se kanë përfunduar dy vëllezër B.M. dhe B.M., (emra të njohur për redaksinë).

Ky burim ka bërë të ditur për Sinjalin se sasia e duhanit që u gjet në shtëpinë e të dyshuarve nuk është peshuar ende e gjitha.

Pamje nga vendi i ngjarjes:/Gazeta Sinjali/