image Kapet sasi e madhe e duhanit të papërpunuar në Gjilan

Siguri

Kapet sasi e madhe e duhanit të papërpunuar në Gjilan

news image

Krimet Ekonomike të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit pasditen e sotme kanë konfiskuar një sasi të madhe të duhanit të papërpunuar në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se sasia e duhanit të sekuestruar deri më tani kalon së paku 2 mijë kilogram, mirëpo akoma nuk është peshuar e gjitha dhe nuk mund të flitet për sasinë e saktë.

Gjithashtu këto burime kanë njoftuar se aty janë sekuestruar një sasi e cigareve pa banderola.

Ndërkaq dyshohet se në të njëjtin vend janë sekuestruar edhe pajisje për përpunimin e duhanit./Gazeta Sinjali/