Me Gonzalo Higuain gjithmonë e më larg, Juventus ka nisur punën për sulmuesin që do të marrë vendin e argjentinasit. Mauro Icardi sa vjen e sfumohet, ndërsa kuota kanë marrë ditët e fundit dy futbollistët që luajnë në Serie A.
Në kry të listës është sulmuesi I Napolit, Milik. Polaku është një njohje e vjetër e Maurizio Sarri dhe sipas mediave italiane, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë marrë edhe një “PO” nga vetë lojtari.
Ndërkohë, një tjetër emër që është shtuar në merkaton e Juventusit është ai i Duvan Zapata. Sulmuesi i Atalantës ka treguar një formë të shkëlqyer në këtë sezon dhe nuk do të mund të refuzonte mundësinë për të luajtur me kampionët italianë. Jo vetëm reparti ofensiv, pasi te Juventus po punojnë edhe për forcimin e mesfushës.
Miralem Pjanic nuk ka bindur në këtë sezon, ndërsa Paul Pogba i ka hapur rrugën mundësisë së një rikthimi në Serie A. Por si alternativë për francezin është edhe Arthur, mesfushori i Barcelonës. Klubi katalunjas ka pranuar të hyjë në tratativa, por si fillim duke pretenduar një formulë shkëmbimi me De Light ose Bentancur.