Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në grupin H, raporton Sinjali Sport.
Chelsea barazoi me Zenitin në duelin dramatik në Rusi që përfundoi me rezultat 3-3.
Timo Werner me dy gola e një asistim te Lukaku ishin realizatorët për blutë, kurse Claudinho, Serdar dhe Erokhin për vendasit i shënuan golat.
Në përballjen tjetër Juventusi triumfoi në shtëpi ndaj Malmos me rezultat minimal 1-0.
Moise Kean e realizoi golin e vetëm në këtë takim.
Pas këtyre dy ndeshjeve, Juventusi e rrëmbeu kreun e tabelës me 15 pikë, përderisa Chelsea me 13 pikë zbriti në vendin e dytë.
Zenit kualifikohet për në Europa League, kurse Malmo në shtëpi. /Gazeta Sinjali Sporti/