image Juventusi rikthehet tek fitorja

Futboll

Juventusi rikthehet tek fitorja

news image

Juventusi është rikthyer tek fitorja pas disfatës në fundjavën e kaluar ndaj Interit, shkruan Sinjali Sport.

“Zonja e Vjetër” ka fituar me rezultat 2-1 si mysafir ndaj Cagliarit.

Epërsinë e hapën vendasit me anë të Joao Pedro në minutën e 10-të, për ta barazuar rezultatin Matthijs de Ligt në fund të pjesës së parë.

Goli i fitores për torinezët erdhi nga Dusan Vlahovic në minuën e 75-të pas një asisti nga Dybala.

“Bardhezinjtë” rikthehen kështu tek fitorja pas asaj humbje dëshpëruese ndaj Interit, për të arritur tani në kuotën e 62 pikëve, e pozicionuar në pozitën e katërt në tabelë.

/GazetaSinjaliSport/